http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse vetëm nje jave me pare demokratet votuan pro kandidaturës se Visar Zhitit si ambasador ne Vatikan; opozita ka vendosur te mos dale kundër presidentit te zgjedhur me votat e tyre ne 2012. Nënkryetari i Komisionit te Jashtëm Aldo Bumçi deklaron se kreut i shtetit ka te drejte te vendose per ambasadoret edhe pse vete Bumçi pranon se votimi unanim ne komision qe mori kandidatura e zhitit është një argument i forte ne favor te kandidatit.Aldo Bumçi thekson:Komisioni ka një rol këshillimor, fakti qe komisioni është unanim mendoj se është nje argument i forte pro kandidaturës, por presidenti merr ne konsiderate edhe arsye te tjera siç është, nuk po flas për rastin e zotit Zhiti por ne parim, konsultimi është i detyrueshëmSipas Bumcit qeveria duhet te beje konsultime me kreun e shtetit si e vetmja zgjidhje per ngërçin ku është futur procesi i emërimit te ambasadoreve.Aldo Bumçi thekson:Mendoj qe ne kushtetute është qartësisht e përcaktuar qe emërimi përfshin dy institucione, Ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin qe miratojnë kandidaturën dhe presidentin qe ben emërimin; atëherë persa kohe janë dy institucione duhet te gjejnë gjuhenPak ditë me pare anëtaret demokrate te Komisionit te Jashtëm i bene thirrje presidentit te dekretonte Visar Zhitin si ambasador ne Vatikan, por ky ishte i vetmi qëndrim publik i opozitës, e cila ne debatin qeveri presidence ka preferuar te qëndroje ne heshtje