Rrezohet dekreti i Nishanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes debatesh dhe kundërshtish, mazhoranca ka hedhur poshtë dekretin e Presidentit, i cili e quajti antikushtetues nismën e qeverise, për te marre hua pa e ratifikuar ate ne kuvend. Ministri i Financave ka argumentuar, se anashkalimi qe po i behet parlamentit, ka si qellim reduktimin e kostove dhe kohës, ne rastet e marrjes se borxheve, duke i dhënë me shume elasticitet qeverise per te negociuar me kompanitë private. Por shpjegimet e ministrit kane ngjallur debat e mes anëtareve te komisionit, ku ne jo pak raste është shoqëruar edhe me tone te larta dhe fyese. Ndërsa per opozitën, anashkalimi qe po i behet kuvendit, do te shoqëroje këto kontrata me rrisk edhe me te larte dhe per pasoje qeveria nuk do t?ia arrije qëllimit te saj. Qeveria thotë se ky ndryshim ligjor është nje praktike e cila zbatohet edhe ne vende te tjera te rajonit dhe me gjere.

Free Traffic Exchange