Ligji për QKR në Komisionin e Ekonomisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë kanë rënë dakord që të kthejnë mbrapsht në qeveri ligjin për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, pasi cenohet autonomia vendore. Ka qenë një nen i këtij ligji, i cili i jep të drejtë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për të mbyllur zyrat vendore të regjistrimit të biznesit për të shkaktuar debate mes deputetëve socialistë dhe përfaqësuesve të ekzekutivit. Deputetët kanë debatuar edhe lidhur me çështjen e mbylljes së një biznesi. Ish-Ministri i Financave Bode ka kërkuar që të bëhen ndryshime në ligjin e falimentit dhe atë të funksionimit të shoqërove tregtare. Që të hapësh një biznes sot mund të realizohet brenda një dite, por për ta mbyllur kërkohet minimalisht 6 muaj dhe një procedurë e tillë mund të zgjatë deri në 2 vjet.