Ekspertët për koncesionin e parkingjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ?bombe sociale? e ka cilësuar eksperti Arben Meçe koncesionin e parkimit ne kryeqytet. Edhe pse kryebashkiaku Basha tha se ky koncesion mund te shtyhet për 5 vjet, serish ai është pjese e rendit te ditës ne mbledhjen e ardhshme te Këshillit Bashkiak, çka do te thotë se topi i ka kaluar këshillit. Ne argumentin e tij, zoti Meçe thotë se, kjo afere qe po kryhet nga te dy kahet politike, ka nevoje për hetim, pasi sipas tij pas shifrat e deklaruara ne letra, nuk janë reale. janë me mijëra vendet e tjera te parkimit qe nuk deklarohen çka e bën koncesionin nje vjedhje te hapur ndaj qytetareve. Por paralelisht me këtë situate, ajo çka ve një pikëpyetje te madhe është edhe termi rezidente, te cilët sipas bashkisë nuk do te paguajnë. Projektvendimi parashikon qe te gjitha rrugët kryesore ne kryeqytet do te kenë një pagese prej 150 lekësh per dy ore. Me këtë shifër drejtuesi i një automjeti duhet te paguaje ne muaj 54 mije leke, shifër kjo e cila është sa rroga mesatare mujore e deklaruar ne Shqipëri.