http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka ende paqe mes Presidentit te Republikës dhe qeverise për emërimin e ambasadoreve. Konferenca e përbashkët per shtyp mes Ministrit te Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologes kroate Vesna Pusi? i ka pasur kryefjale marrëdhëniet mes kreut te shtetit dhe qeverise, e per shefin e diplomacisë shqiptare e vetmja rruge qe te plotësohet kërkesa e presidentit per konsultime paraprake ehte ndryshimi i kushtetutësDitmir Bushati thekson:Jam shumë i gatshëm dhe jam në dispozicion të presidentit për t?u konsultuar për çështje që kanë të bëjnë me politikën e jashtme, për çështje që kanë të bëjnë me qëndrime të Shqipërisë, me organizma të caktuar ndërkombëtarë, për çështje që kanë të bëjnë me zhvillime në rajon, për çështje të cilat e përmirësojnë përfaqësimin e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë, i përmirësojnë imazhin dhe kredencialet e Shqipërisë kudo në botë. Në momentin që kushtetutë bërësit do të vendosin ndryshe, në atë moment unë nuk do të bëj gjë tjetër veçse të respektoj me përpikëri kushtetutën dhe ligjet, të cilat jam i detyruar t?i zbatoj edhe sot si Ministër i Punëve të Jashtme.Ne debatin shqiptar për ambasadoret është përfshire edhe Ministrja e Jashtme Kroate.Vesna Pusi? thekson:Unë do të thosha, duke u bazuar edhe në përvojën time të gjatë në politikë, se gjërat shkojnë me më pak probleme në rastin kur kemi presidentin dhe kryeministrin nga i njëjti krah politik dhe ka më shumë probleme kur ata janë nga kahe të ndryshme dhe kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera.Por Bushati ka pranuar se Shqipëria nuk e ka luksin te kaloje ne skenarë bllokimi aq me tepër qe mandati i Presidentit dhe i maxhorances mbarojnë ne te njëjtin moment ne 2017.Ditmir Bushati thekson:Besoj se kjo është një çështje që do të marrë adresimin e duhur në ditët në vijim.Ende është e paqarte se fare zgjidhje do te gjeje qeveria ne lidhje me emërimin e ambasadoreve kur presidenti dhe maxhoranca e lexojnë ndryshe Kushtetutën; kur e djathta ishte ne pushtet dhe kishte nje problem te ngjashëm me Presidentin Topi per anëtaret e Gjykatës se Larte zgjodhi t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe te ndryshoje ligjin per te detyruar kreun e shtetit te ndryshoje qëndrim. Ndërkaq Presidenti i Republikës ka thirrur ne presidence kandidatin per ambasador Visar Zhiti, te cilin e ka sqaruar me arsyet e refuzimit.