Pranga shefit të sigurisë së Union Bank - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Sigurimit të bankës së grabitur të premten e kaluar është prangosur nga policia. Qirjako Taçe është ndaluar, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me bandën që arriti të rrëmbente rreth 300 mijë euro. Bashkë me shefin ë sigurisë është ndaluar edhe shoqëruesi i vlerave monetare, Robert Fetah, 50-vjeç. Sipas policisë, ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke u krijuar kushtet autorëve për marrjen e informacionit qe grabitja të mos ndalohej nga punonjësit e sigurisë apo forcat e rendit. Në fundjavë policia ndaloi edhe gjashtë punonjës të sigurisë private të bankës, të cilët nuk arritën të mbronin thasët me para, teksa po i transportonin ato nga banka, tek makina e sigurisë. Pamjet e fiksuara nga kamerat sipas policisë tregojnë se grabitja ka qenë e mirëorganizuar. Agresorët e maskuar ishin fshehur në një ambient që në fakt duhej kontrolluar nga policia private, para se të dilnin paratë. Por kjo nuk është bërë. Po ashtu, asnjë nga punonjësit nuk ka reaguar teksa maskat morën thasët dhe u larguan me to drejt një zone informale.