http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një banesë në Çerenec të sipërme në Bulqizë, ka rene pre e grabitësve për here te trete. Ngjarja ka ardhur ne familjen e Festim Kocit, i cili banon ne zonën kufitare me Maqedoninë. Grabitësit kanë shfrytëzuar kohën kur nuk ka patur njeri aty pasi familja Koçi ndodhej në Bulqizë për vizitë tek një i afërm i tyre. Ndërkohë ka qenë i vëllai i Festimit që banon afër që ka konstatuar mëngjesin e sotëm grabitjen pasi ka vënë re që dera kryesore e shtëpisë ishte e hapur. Sipas kryefamiljarit Koçi herën parë janë vjedhur bizhuteri dhe para. Herën e dytë elektroshtëpiake, ndërsa sot kanë kërkuar sërish për gjëra me vlerë duke e kthyer çdo gjë përmbys. Menjëherë është lajmëruar policia e Dibrës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kërkuar shenja të grabitësve. Ndërkohë, pronari shprehet se edhe për të dy grabitjet e para është bërë denoncimi në polici, por nuk ka pasur autor.