http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi i kosovareve qe tentojnë te kalojnë ilegalisht kufirin me Serbinë per te mbërritur me pas drejt shteteve perëndimore ka pësuar rënie. Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanovic ka deklaruar se masat e marra nga policia kane çuar ne reduktimin e numrit te personave qe kërkojnë te emigrojnë. Stefanovic sqaroi pet televizionin publik serb se vetëm ne harkun kohor te 45 ditëve janë arrestuar mbi 2300 shtetas kosovare, ne përpjekje per te kaluar kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë. Ministri serb vlerësoi edhe bashkëpunimin me nje grup policësh gjermanë, qe u kane ardhur ne ndihme me automjete speciale dhe kamera termovizive. Sipas Stefanovic, autoritetet serbe kane shtuar kontaktet me koleget gjermane, hungareze dhe austriake, qe pas rritjes se numrit te azilkërkuesve nga Kosova ne shtetet perëndimore. Ai dha edhe shifra konkrete. 40 mije kosovare gjenden ne kampet e Hungarisë, ndërsa 30 mije te tjerë ne Austri. Ashtu siç kane paralajmëruar edhe përfaqësues te vendeve europiane, Stefanovic sqaroi se ne 99 perqind te rasteve, kërkesat per azil refuzohen.