Protesta për energjinë në Kamëz - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra banorë që jetojnë në zonën ë Institutit Bujqësor në Kamëz kanë protestuar këtë të shtunë për ndërprerjen e energjisë elektrike. Prej tre ditësh ata janë pa drita, për shkak të detyrimeve të mëdha të pashlyera për një kohë te gjatë. Ndërsa kanë bllokuar rrugën kombëtare, protestuesit kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje e përbashkët për 560 familje. Banorët shpresojnë se operatori I shpërndarjes do të arrijë një marrëveshje për të rikthyer energjinë, në të kundër ata lajmërojnë se do të bllokojnë sërish rrugën kombëtare.

Free Traffic Exchange