http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi Rama:Po çfarë është kjo qe bën t?i këtu çdo te enjte, nuk është komision hetimor ky?Sali Berisha:Ku u kap Rama me droge, ku u kap..Këto janë bisedat qe jemi mësuar te shohim ne Parlament, por jo gjithmonë klasa politike sillet kështu. Vetëm metra larg parlamentit, ne Bashkinë e Tiranës atmosfera është krejt tjetër.Aldrin Dalipi:Ju falenderoj te nderuar këshilltarë!Enno Bozdo:Faleminderit zoti KryetarRrallëherë nje socialist e një demokrat kane qene kaq te sjellshëm me njeri tjetrin; e kushdo qe mendon se gjuha e klasës politike është e ashpër mbledhja e se enjtes e Këshillit Bashkiak tregoi se kompromisi është lehtësisht i arritshëm, si ne rastin e projektit për dhënien me koncesion te parkingjeve ne Tirane per 35 vjet; jo vetëm ne rrugët kryesore, por edhe ne rrugicat e lagjeve.Atehere vazhdojme me diskutimin..Një biznes, i cili sipas vete llogarive te anëtareve te këshillit fitimin e ka disa dhjetëra mijëra dollarë ne oreTirana ka 2 makina për 10 banore, i bie minimalisht 150 mije makina ne Tirane, pa shtuar makinat qe vijnë nga rrethet; marrim minimalen e tarifës 20 cent për ore është 30 mije dollarë ne nje ore te ardhura; t?i shumëzojmë me 5 ndërresa bëhen 150 mije dollarë ne ditePor ne raste te tilla ata qe marrin vendimet i kane argumentet e qarte, e para ky është modeli europian dhe e dyta kjo behet për qytetaretEnno Bozdo:I vetmi kryeqytet sot ne rajon është Tirana qe nuk e ka nje mase te tille. Këto janë para qe u kthehen qytetareve ne forma te ndryshme, ne rruge, kopshte, shkolla ne investime.E këto dy parime shërbejnë si argument te pakontestueshëm per votën e te djathtëveNjazi Kosovrasti: Ti japim votën pro këtij koncesioniMaks Begeja:Ta miratojmë këtë propozim sepse kjo është ne te mire te qytetit te TiranësPor ne radhët e këshilltarëve te majte ka pasur edhe hezitimeEridian Salianji:Kjo mund te jete një gjobe per qytetaret e TiranësKëto dyshime e kane zvarritur mbledhjen e Këshillit BashkiakGent Gazheli:Kërkojmë pushimE kur pushimi s?ka qene i mjaftueshëm, e majta ka kërkuar nje jave kohe para se te marre vendimin për t?i dhënë parkimet e Tiranës me koncesion për me shume se 3 dekada. Kjo mbledhje e qete, pa debate e akuza; paralajmëron atë qe do te ndodhe ne Këshillin Bashkiak te enjten e ardhshme kur do te merret vendimi përfundimtar për çdo qytetar te Tiranës te cilit do t?i duhet te paguaje nga 20 ne 150 leke per te parkuar makinën edhe poshtë shtëpisë se tij.