Grabitet banka në Tiranë, maskat marrin makinën me para - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana është tronditur serish nga krimi, këtë radhe nga një grabitje e dhunshme. Persona te maskuar kane rrëmbyer makinën me para te nje banke, e me pas kane qëlluar ne ajër per te shmangur ndjekjen. Për gjetjen e tyre u angazhuan dhe forcat RENEA, ndërkohë që dyshohet se kater grabitësit janë larguar drejt Paskuqanit.Për këtë, nisën dhe kontrollet shtëpi më shtëpi. Policia dyshon se ngjarja ka qenë e organizuar mjaft mirë, pasi grabitja ka nisur në garazh. Roja privat i sigurisë, priste makinën e parave për ta shoqëruar me mjetin e tij, por nga tuneli dolën grabitësit ku nën kërcënimin e armës i morën makinën. Në ikje e sipër, atentatorët qëlluan në ajër dhe sipas hetuesve, nuk dihet ende shuma e grabitur. Për ngjarjen e rëndë janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së bizneseve, por identifikimi i grabitësve është mjaft e vështirë pasi kanë qenë të maskuar.