Parlamenti, debat për “tritolin” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ne këtë seance plenare protagonistet ishin kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha; por ajo qe surprizoi deputetet ishte vërejtja e Berishës per fjalimin e gjate te Edi Rames; edhe pse ai vete është njeriu qe flet me gjate ne seance plenare. Por te dy politikanet u përplasen veçanërisht per aktet terroriste te dy ditëve me pare kur ne qendër te sulmeve u vu familja e Ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri; pasi sipas kryeministrit reagimi i opozitës per kete ngjarje është i papranueshëm. Duket se akuzat e artikuluar ne seance dhe nga selia e Partisë Demokratike kane sosur durimin e mazhorances dhe kryeministri ka deklaruar se do te ndryshohet ligji ne mënyrë qe çdo shpifje te marre një përgjigje nga sistemi i drejtësisë.Por paralajmërimi i kryeministrit nuk ndryshoi qëndrimin e opozitës.Deputetet e mazhorances kane theksuar se ne përballje me krimin politika duhet te jete e bashkuar, ne te kundërt është krimi ai qe forcohet.

Free Traffic Exchange