Mustafa: Jo më gjykata paralele në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja për drejtësinë e nënshkruar mes palës kosovare dhe asaj serbe ne Bruksel pak dite me pare, i jep fund ekzistencës se Gjykatave paralele ne Kosove. Kryeministri Isa Mustafa sqaroi përpara deputeteve pikat e marrëveshjes, per te cilën tha se ajo e shtrin sovranitetin e Kosovës ne te gjithë territorin e vendit. ?Për çështjet e drejtësisë është zhvilluar një dialog për një periudhë të gjatë kohore ku kanë marrë pjesë shumë eksperte të të gjitha fushave. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të shuhen të gjitha gjykatat paralele që kanë funksionuar deri më tani. Marreveshja eshte rivendosje e drejtësise. Në te nuk ka palë humbëse e as fituese, por ka fituar integriteti dhe sovraniteti i Kosoves?.Kryeministri mbrojti marrëveshjen, qe sipas tij siguron sistemin unik te drejtësisë dhe përfaqësim te barabarte te gjyqtareve dhe prokuroreve ne te gjitha departamentet. Shefi i qeverise vlerësoi marrëveshjet e deritanishme te arritura ne Bruksel, por beri përgjegjëse Serbinë per zvarritje ne zbatimin e tyre.