Interpelancë për çështjen “Feka” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interpelanca me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli per çështjen e major Fekes, i cili u përfshi ne trafik te lendeve narkotike ne 29 janar ne Spanje; ashtu siç pritej ishte një debat prej 30 minutash mbi gabimet e qeverisjes se demokrateve dhe defektet e qeverisjes socialiste. Ministrja Kodheli argumentoi se gradimi i majorit ka qene ne kundërshtim me ligjin pasi Sokol Feka ka pasur 2 dënime nga Gjykata e Tiranës ne vitin 2005 dhe 2007 per largim pa leje dhe mos paraqitje ne detyre. Por Strazimiri ka deklaruar se Feka ishte larguar pa leje edhe gjate qeverisjes se koalicionit te majte, duke kërkuar nje tjetër komision hetimor per këtë çështje. Ne 29 janar, kryeministri Edi Rama njoftoi ne seance se nje helikopter me lende narkotike ishte rrezuar ne Spanje dhe drejtohej nje major i ushtrisë shqiptare; njoftim ky qe riktheu akuzat e opozitës se qeveria po shndërron Shqipërinë ne nje Kolumbi.