Shpërthimet, zbulohet numri i celularit të tritolit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia zbulon numrin nga erdhën thirrjet të cilat aktivizuan lëndën shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit si dhe në afërsi të stacionit të autobusit në rrugën ?Muhamet Gjollesha?. Burime pranë uniformave blu thanë se për të dy këto raste ka dyshime se janë vendosur nga i njëjti person i cili shihet dhe në fotot pranë farmacisë. Sipas hetuesve kartat SIM te dy telefonave si dhe karta nga është kryer thirrja i përkasin të njëjtës kompani celulare. Pas verifikimeve të numrave, mësohet se hetuesit nuk kanë arritur të bien në gjurmët e autorit të dyshuar ndërkohë ka të dhëna se tritoli i gjetur pranë stacionit të autobusit, është vendosur para se autori të shkonte me pakon tjetër tek farmacia e babait të Tahirit. Në një deklaratë për mediat, drejtori i përgjithshëm i policisë tha se tre ngjarjet janë të ngjashme përsa i përket llojit të lëndës së përdorur por edhe sasisë. Si në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, ashtu edhe në pallatin e zyrtarit të policisë ka shpërthyer tritol dhe në të dyja rastet në masën 400 gr. Didi tha se shpërthimi në farmacinë e Bashkim Tahirit është bërë me telekomandim në distancë ndryshe nga ai i vendosur në pallatin e komisarit ku është përdorur fitil përcjellës.?Ngjarje të tilla kriminale të cilat synojnë të krijojnë klimën e pasigurisë dhe të mungesës autoritetit të shtetit, të kualifikuara si akte të pastra terroriste, tregojnë rritjen e agresivitetit të grupeve të krimit të organizuar, të strukturave mafioze kriminale, fijet e të cilave kanë depërtuar në struktura të ndryshme të organizimit të shoqërisë Shqiptare, për shkak se fusha e lojes se tyre po ngushtohet vazhdimisht. Ata janë të interesuar që të krijojnë situata destabiliteti sa herë që organet e zbatimit te ligjit, apo strukturat e shtetit nuk janë pjesë e lojës së tyre. Kujtoni Falkonen dhe Borselinon. Por tashmë kjo nuk është një punë personash, kjo është një frymë ndërgjegjësimi për zbatimin e ligjit që po futet në polici dhe në gjithë strukturat ligjzbatuese, pasi janë vetë njerëzit që e kërkojnë. Vitet e kaosit për shqiptarët kanë marrë fund. Hetimet tona janë orientuar jo vetëm drejt autorëve të mundshëm të këtyre akteve, por edhe për të zbuluar: Kush e armatos dorën kriminale që ngrihet kundër njerëzve apo familjareve të atyre që luftojnë krimin? Kush e ushqen urrejtjen ndaj ligjit dhe institucioneve që përfaqësojnë atë??Më tej drejtori i policisë së shtetit Artan Didi, tha se akte të tilla synojnë të ngjallin panik te qytetarët ndërkohë që hetimet janë shumë pranë zbardhjes së ngjarjeve të cilat tronditën kryeqytetin.