Veseli për emigrantët ilegalë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse me një fluks më të ulët, qytetarët e Kosovës vijojnë të marrin autobusët për të emigruar ilegalisht në Hungari. Këtë shtet e shohin si një trampolinë për të kaluar në vendet e tjera të Evropës Qendrore me shpresë se do të gjejnë punë dhe një jetë më të mirë. Por kjo situatë shihet me shqetësim nga klasa politike në Prishtinë, që disa ditë më parë miratuan në Kuvend një rezolutë për të frenuar këtë emigrim. Lidhur me këtë çështje kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen në shtetin e tyre.Kadri Veseli thekson:Qytetarët e republikës së Kosovës e kanë perspektivën vetëm në vendin e tyre pers arsye se kemi bërë shumë sakrifica që ta kemi sot këtë shtet. Ky shtet do të jetë funksional, ky shtet është i suksesshëm ka mundësi të qëndrojë i pavarur edhe në të njëjtën kohë do të jetë shembull i zhvillimit ekonomik.E megjithë arritjet e qeverisë, matjet e fundit të agjencisë së statistikave të Kosovës flasin për një papunësi në nivelin 30 %. Ndërsa te të rinjtë numri i të papunëve është shumë i lartë, dhe përllogaritet në 55.9%. Por ndërkohë, statistikat e Bankës Botërore kanë një panoramë edhe më të rëndë sa i takon shtetit më të ri në Ballkan. Në raportin e saj të fundit 10% e popullsisë, ose 180 mijë persona jeton në varfëri ekstreme. Sipas të dhënave të bankës, personat në këtë kategori shpenzojnë më pak se 2.5 dollarë në ditë.