http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga fshati Shtyllas ne Fier, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar sërish qeverinë Rama duke e quajtur të shkëputur nga realiteti i përmbytjeve në Shqipërinë e Jugut. Duke dëgjuar ankesat që vetë banorët ngritën Basha i ka kërkuar kryeministrit që të lërë shfaqjet televizive në magazina ushqimore dhe të shpall gjendjen e emergjencës. Sipas banorëve për shkak të reshjeve të shumta dhe përmbytjeve që zgjatën një javë u janë dëmtuar shumë në të mbjella dhe ne bagëti. Edhe në këtë zonë, Partia Demokratike shpërndau ndihma kryesisht ushqim për bagëtitë. Pas fshatit Shtyllas, kreu i Opozitës vizitoi banorët e goditur nga fatkeqësia të fshatrave Rreth, Bocovë etj të komunës Levan.