Bushati: Kompetenca e Presidentit është formale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne këtë atmosfere Ministri i Jashtëm ka thyer çdo rekord ne Komisionin Parlamentar duke raportuar për me shume se 5 ore rreth ligjit te ri per shërbimin e jashtëm dhe çështjes se kryesimit te Shqipërisë te komitetit Ekonomiko-Mjedisor ne OSBE. Por diskutimi i ligjit i ka dhënë mundësi Ditmir Bushatit t?i kundërpërgjigjet Presidentit te Republikës, i cili e ka bere te qarte se nuk do te dekretoje me asnjë ambasador, nëse me pare nuk konsultohet për kandidatet. Duke i?u referuar Kushtetutës dhe vendimeve te Gjykatës Kushtetuese shefi i diplomacisë shqiptare ka këmbëngulur se kompetenca e Presidentit është formale dhe Kushtetuta i jep atij për ambasadoret te njëjtin rol si per dekretimin e ministrave. Por akuzat e opozitës nuk e kane vene ne pozite te vështirë ministrin, i cili gjate mbledhjes ka patur mbështetjen e deputeteve te shumicës. Një mbështetje qe ka ardhur edhe për shkak te premtimit te ministrit për te rishikuar pozicionin e Komisionit te Jashtëm ne procedurën e emërimit te ambasadoreve pasi drafti i qeverise i përjashton deputetet nga ky proces. Por demokratet sulmin politik e kane përqendruar tek refuzimi i Shqipërisë per te drejtuar Komitetin per Ekonominë ne OSBE. Sipas Ministrisë se Jashtme refuzimi lidhet me nevojat e Shqipërisë, te cilat diktojnë që nëse do marrim përsipër kryesimin e një komiteti të OSBE-së, ky komitet duhet t?i përshtatet prioriteteve tona dhe kontributit tonë në Organizatë.

Free Traffic Exchange