http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka preferuar te shmange komentet per situatën e përmbytjeve edhe pse ne 2 javët e fundit ai ka shmangur çdo koment per situate. Gjate konferencës se përbashkët per shtyp me homologun kosovar Kadri Veseli, i cili shënon vizitën e pare zyrtare ne Tirane, komenti i Ilir Metës ka qene lakonik.Ilir Meta thekson:Besoj se kjo është një çështje krejtësisht e brendshme dhe me këtë rast do të doja të falënderojë bizneset e Kosovës por edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe kanë treguar ndjeshmëri të lartë për të ndihmuar banorët e këtyre zonave të përmbytura. Ju falënderoj dhe i uroj suksese z. Veseli dhe delegacionin të Parlamentit të Kosovës gjatë vizitës në vendin tonë.Gjate takimit te dy kryetaret e parlamentit kane biseduar per rritjen e bashkëpunimit dypalësh, si në aspektin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të rritjes së vëllimit të shkëmbimeve ekonomike e tregtare.