Shpërthimet, të koordinuara? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimet e ndodhura gjatë natës në Tiranë kanë alarmuar strukturat e sigurisë. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi nje takim urgjent me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi si dhe me kryeprokurorin Adriatik Llalla. Biseda mes tyre zgjati rreth 20 minuta në Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që kishte ne fokus Shkëmbimin e Informacionit mbi ngjarjet e rënda, te klasifikuara si akte terroriste. Fakti se shpërthimet ndodhën zinxhir pas njëra-tjetrës, ka shtyrë Prokurorët e Krimeve të Rënda që të dyshojnë se ato kanë lidhje me njëra-tjetrën. Edhe pse hetuesit ende nuk kanë të dhëna konkrete për lidhjen mes të tre ngjarjeve, ata dyshojnë se atentatet kanë pasur si qëllim krijimin e destabilitetit dhe goditjen e përfaqësuesve te rendit. Menjëherë pas shpërthimit në farmacinë e Bashkim Tahirit, efektivë policie kanë marrë në mbrojtje të veçantë banesën e tij, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona, kryesisht dëshmitarë. Nga deklaratat e dhëna prej tyre, nuk ka shumë detaje përveç faktit se të gjithë kanë dëgjuar zhurmën e shpërthimit të tritolit, por nuk kanë parë persona të dyshimtë afër ngjarjes. Të vetmet prova të cilat mund të hedhin dritë mbi dy shpërthimet në afërsi të qendrës spitalore universitare, janë mbetjet e detonatorit elektrik në rrugën ?Muhamet Gjollesha?. Ata janë dërguar për ekzaminime në laboratorin shkencor, ndërkohë që pritet krahasimi me provat e tjera të gjetura për të mësuar më shumë mbi të tre shpërthimet. Ndërkohë pas shpërthimeve me tritol , në Kombinat në një parking privat, policia ka zbuluar dy automjete të djegura. Ende nuk dihet nëse ato kanë shpërthyer apo kemi të bëjmë me djegie të qëllimshme, ndërkohë që priten detaje të tjera nga hetimet.