Marrëveshja për drejtësinë, Mustafa e Vuçiç nënshkruajnë në Bruksel - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas bisedimeve qe zgjaten me shume se katër ore, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë arritën ne Bruksel marrëveshjen per drejtësinë. Shefja e diplomacisë Europiane, Federica Mogherini qe ndërmjetësoi dialogun, e vleresoi mbylljen e marrëveshjes, si nje hap qe con drejt përmirësimit te raporteve mes dy vendeve. Pas takimit kryeministri kosovar Mustafa beri te ditur se marrveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë. Homologu serb Vuçiç vlerësoi gjithashtu arritjen e marrëveshjes. ?Bisedimet ishin te vështira, por mendoj se kemi arritur pjesen me te madhe te atyre qe donim te arrinim. Gjykata themelore e Mitrovicës do të ketë numër të barabartë të prokurorëve e gjykatësve shqiptarë dhe serbë?. Bisedimet nuk u përqendruan ne çështje te tjera, pasi pala kosovare këmbënguli qe me pare te pushojnë se funksionuari institucionet paralele në veri, veçanërisht Mbrojtja Civile dhe heqja e barrikadës ne Urën e Mitrovicës.