“Dancing” kurorëzon sot fituesin e edicionit te 5-të - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Spektakli qe për 11 jave ka mbajtur mbërthyer para ekranit teleshikuesit shqiptare, por jo vetëm, kurorëzon këtë te hëne ne mbrëmje fituesin e edicionit te 5. Ne vigjilje te kësaj finaleje, emocionet e konkurrenteve bëhen gjithnjë e me te forta. 5 finalistet, Heidi dhe Edi, Amos dhe Adela, Tuna dhe Simone, Kristi dhe Ermira, Evi dhe Andrea do te perfomojne sot ne mbrëmje per here te fundit ne skenën e spektaklit ?Dancing With The Stars Albania?. Por vetëm njeri prej tyre do te jete fitues i nje apartamenti qe kompania lider e ndërtimit ?Edil Al?, do te japë për fituesin e garës. Përballja do te jete e forte dhe çiftet do te garojnë ne 4 disiplina. Mbrëmja e sotme do te ketë edhe surpriza. Te ftuarit special te kësaj nate do te jene finalistet e spektralit si moter ne Itali ?Bailando Con Le Stele?. Behet fjale për Giusy Versace dhe Raimondo Todaro. Ndërsa trupa e baletit ka përgatitur nje numër special. Ne këtë mënyre edicionit te 5 te këtij spektakli i erdhi fundi, për te pritur pas disa orësh fituesin e kësaj gare. Ky format televiziv, i pari ne llojin e tij ne Shqipëri, nisi rrugëtimin ne vitin 2010. Ne edicionin e pare dhe shume te suksesshëm fitues doli Oni Pustina. Ndërkohë ne edicionin e dyte triumfoi Enver Petrovci. Sezoni i trete ju besua konkretisht këngëtares Elvana Gjata, ndërsa ne edicionin e katërt, publiku votoi për Lori Hoxhen. Edhe ne këtë edicion, te mbushur me spektakël, sfida dhe emocion, do te jete publiku qe me votat e tij do te përcaktoje fituesin e 5 te ?Dancing With The Stars Albania?.

Free Traffic Exchange