http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksionet e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik kane vijuar jo vetëm ne kryeqytet, por ne te gjithë territorit e vendit, ku janë konstatuar ndërtime pa leje. Ne nje interviste per Vizion Plus, drejtorja e INUK, Dallendyshe Bici deklaron se aksioni nuk do te ndalet. Aksionet e INUK, pas qytetit te Pogradecit, do te zhvendosen ne Vlore, ku do te prishen 130 ndërtime për t?i hapur rruge, zgjerimit te Trans-Ballkanikes, ku vetëm ndërtimet me leje do te shpronësohen. Ndërsa per kalimin e Inspektoratit si strukture te Ministrisë se Brendshme, Bici e sheh si vendim pozitiv. Vetëm ne vitin 2014, ne qytetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Pogradecit e Tiranës, janë prishur 4499 ndërtime pa leje, te cilat shërbenin si shtesa pallatesh, ambiente banimi e dyqane. Numri me i madh i ndërtimeve te paligjshme ka rezultuar te jete ne Tirane, ku deri me tani janë shembur 3154 ndërtime.