http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset vijojnë që të ofrojnë ndihma vullnetare, që nga ushqimet, veshmbathjet, disa prej tyre kanë ofruar edhe shuma monetare, të cilat mund të ndihmojnë në strehimin e përkohshëm të familjeve që kanë mbetur jashtë. Sot një ngarkesë prej 3 tone ka ardhur nga një tjetër kompani private për tu nisur drejt Fierit. Në magazinat e disa firmave të cilat janë vënë në dispozicion të grumbullimit të ndihmave për personat e prekur nga përmbytja në jug të vendit, kanë ardhur dhjetëra të rinj të cilët po japin kontributin e tyre për të paketuar dhe shpërndarë ushqimet. Sipas Qendrës së Shërbimit Social, deri tani ka përfunduar furnizimi për 6 fshatra në Novoselë, ndërkohë që po bëhet gati edhe nisja e ngarkesave për zonat e prekura në Gjirokastër dhe Berat. Përveç bizneseve ka patur edhe shumë nisma qytetare që kanë ardhur të ofrojnë ndihma simbolike për familjet në nevojë. Shpërndarja e ndihmave do te vazhdoje deri sa te jene plotësuar te gjitha nevojat jetike.