http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata ne rezervuarin e Manskurise, ne Golem te Kavajës është nen kontroll. Kjo është konfirmuar nga dy ministrat ai i transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai i brendshëm Sajmir Tahiri te cilët jane rikthyer per te inspektuar zonën. Pas disa ditësh përpjekje, tashme eshte arritur te zhbllokohet ujëlëshuesi i rezervuarit, i bllokuar prej disa vitesh, bllokimi i te cilit nuk mundësonte mbajtjen e nivelit te ujit ne parametra normale. Ne ndihme te grupeve te emergjencës prej disa ditësh, ka ardhur edhe nje grup i forcës se sigurisë se Kosovës, i cili po mbikëqyr sasinë e ujit qe hyn dhe del ne rezervuar. Ky grup ka sjelle edhe nje pompe per shkarkimin e ujit te tepërt. Ndërkohë, specialistet e ujësjellësit te Kavajës janë duke bere matje te vazhdueshme per te mos e ulur nivelin e ujit ne atë mase qe te rrezikohet furnizimi i popullatës me uje gjate sezonit turistik.