Thaçi për eksodin e kosovarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëskryeministri kosovar, njëherazi edhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi komenton situatën e ditëve te fundit ne Kosove, ku qindra njerëz vijojnë te braktisin vendin ne kërkim te nje jete me te mire ne perëndim. Fenomenin qe ka alarmuar edhe vendet europiane ku po zbarkojnë azilkërkues te shumte, Thaci e konsideron fatkeq, por shprehet se institucionet e vendit po bashkëpunojnë mes tyre dhe me vendet e BE-se për frenimin e këtyre largimeve. Ne nje interviste per nje media maqedonase ai apeloi qe qytetaret te mos mashtrohen se do te gjejne kushte me te mira ne qendrat e azilanteve dhe sqaroi se te gjithë rikthehen. Nje thirrje shkoi edhe per Brukselin, për përshpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave. Thaçi komentoi edhe largimin nga qeveria te ministrit per Kthim dhe Minoritete, Aleksandër Jabllanoviç, qe e cilësoi te drejte, por mohoi qe vendimi te jete marre nen presionin e protestave te opozitës. Ai tha se qeveria do të vazhdojë punën pavarësisht cdo vendimi qe do te marre Lista Serbe .Persa i përket nje tjetër çështjeje te nxehte, siç është ajo e kompleksit te Trepçës, Ministri i Jashtëm tha se ajo mbetet pasuri e Kosovës dhe per te duhet te merret nje vendim qe te mundësoje zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Free Traffic Exchange