Rëndohet gjendja shëndetësore e kryebashkiakut Gjika - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një dite pas arrestimit nga policia, gjendja shëndetësore e Kryetarit te Bashkisë se Vlorës Shpëtim Gjika është përkeqësuar. Ndonëse ai mori ndihmën e parë në spitalin e Vlorës, mjeket e këtij qyteti vendosen pas nje konsulte se ai kishte nevojë për një trajtim më të specializuar në Tiranë. Kardiologu Metlli Deraj shpjegoi nevojën për ekzaminime specifike për Gjikën, pas luhatjeve te tensionit dhe dhimbjeve në zemër. Vendimin e tyre mjekët ia kanë bërë të ditur Prokurorisë dhe policisë, e cila lejuar nisjen e kryetarit të bashkisë drejt kryeqytetit. Transportimi është bërë paradite me një ambulancë, shoqëruar nga një makinë policie. Shpëtim Gjika mbërriti në Tiranë pak orë më vonë dhe sipas procedurës, ai është vendosur në spitalin e burgut që ndodhet ne qendrës spitalorë universitare. Burime të Drejtorisë së Burgjeve bënë të ditur se kryebashkiaku do t?i nënshtrohet një kontrolli mjekësor dhe më pas do të dërgohet në një spital privat për ekzaminime të mëtejshme. Ndërkohë pritet që të dielën Gjikës ti bëhet dhe komunikimi i masës së sigurisë. Kryetari i bashkisë së Vlorës u prangos te premten ne dreke, pas nje urdhër- arresti te lëshuar nga prokuroria dhe te miratuar nga gjykata. Ai akuzohet per shpërdorim detyre dhe falsifikim te dokumenteve, për ngritjen e një pallati 11 katesh ne qendër te Vlorës. Pak kohe me pare Gjika u shpall i pafajshëm nga gjykata, për një akuze te ngjashme.