http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata ne jug te Shqipërisë, per sa i përket zonave te përmbytura paraqitet e normalizuar, ku ne qarkun e Fierit, problematike mbeten vetëm fshati Derëzeze, me rreth 20 banesa nen uje. Ndërsa ne Komunën Frakull lumi i Vjosës është tërhequr ne shtratin e tij. Deri me tani janë shpërndare ndihma ne ushqime e veshmbathje per 850 familje . Ndihmat vijojnë te jepen ne zonat e përmbytura edhe nga bizneset private jo vetëm shqiptare por edhe te rajonit. Deri me tani janë 1400 bagëti te groposura, ndërsa janë duke u përllogaritur demet materiale. Vetëm ne Komunën Frakull të Fierit, vlera e dëmeve ne banesa, toke e biznese shkon ne 1.2 miliard leke. Ndërkohë qe edhe ne Komunën e Novoselës niveli i Vjosës po shkon drejt rënies, megjithëse ende shume shtëpi janë nen uje. Shpërndarja e ushqimeve per familjet e dëmtuara vazhdon edhe ne këtë zone, ku u preken 602 familje. Ne kete komune, u përmbyten 5600 ha toke, 602 familje me deme te mëdha materiale dhe 70% e bizneseve te prekura nga kjo katastrofe natyrore. Ndërkohë qe po kryhet edhe përllogaritja e dëmeve materiale .