Basha akuzon Ramën për përmbytjet dhe blerjet e energjisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konferenca e kryeministrit Edi Rama duket se ka qene shtysa kryesore qe pas rreth 2 orësh edhe lideri i opozitës Lulzim Basha te dale para mediave ne lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet. Sipas kryetarit te PD Basha, kryeministri Rama nuk sqaroi asnjë prej masave te marra nga qeveria dhe as pse nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme. ?Por pikërisht sot, në këtë ditë të vështirë për qindra mijëra banorë në zonat e përmbytura, dhe për qindra mijëra shqiptarë të tjerë që janë në ankth për shkak të përkeqësimit të motit, në këtë ditë të vështirë të regjistrimit të viktimës së parë, edhe njëherë i përcjell ngushëllimet e mia familjes, kryeministri, në vend që të shpallte gjendjen e emergjencës civile që po ia kërkon gjithë Shqipëria, jo vetëm opozita politike dhe në vend që dalë me një plan të qartë qeveritar të ndihmës për zonat e përmbytura, në vend të garantimit të mbështetjes së fuqishme jo me fjalë por me mjete, u shfaq para mediave më keq se ata dy të dehurit e grupit që bëjnë sikur vlerësojnë dëmet në terren. Edi Rama e çoi dëm këtë mundësi për të bërë transparencë, për t?iu përgjigjur pyetjeve që kanë sot jo vetëm mijëra të përmbytur që gjenden në ditën më të vështirë të jetës së tyre, por edhe gjithë shqiptarët kudo ku janë, që ndjekin me shqetësim situatën e bashkëkombasve të tyre?.Basha ka akuzuar qeverinë edhe per korrupsion ne lidhje me blerjet e energjisë nga OSHEE.?Ja si funksionon skema kriminale. Blerja e fundit e energjisë që ka bërë OSHEE, është dy herë më e shtrenjtë sa çmund të ishte. Këtu kemi dokumentin zyrtar që tregon çmimin me të cilin KESH ka tregtuar energjinë për kompanitë private. Dokumenti tregon qartë se KESH e ka shitur energjinë mesatarisht me 30 euro megavatin, sipas profileve. Ky është dokumenti tjetër, që tregon se OSHEE e ka blerë energjinë me 57 euro për megavat, pra dyfishin e çmimit me të cilin e ka shitur korporata shtetërore energjitike. I gjithë ky abuzim në harkun e dy javëve, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 4 milionë euro. Nëqoftëse OSHEE do ta kishte blerë energjinë direkt nga KESH-i, taksapaguesve shqiptarë do t?u ishin kursyer të paktën 4 milionë euro?.Per këtë çështje, Basha i është drejtuar organit te akuzës per te zbardhur te gjithë skemën.?Kjo ilustron edhe njëherë se emergjenca më e madhe kombëtare, është kryeministri i papërgjegjshëm dhe i korruptuar Edi Rama. Kjo është fytyra e të keqes, e arrogancës, e abuzimit dhe pandjeshmërisë për njerëzit dhe problemet e tyre. Kjo është qeveria e korrupsionit, e mashtrimeve dhe e papërgjegjshmërisë.Unë i bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të nisë menjëherë, sot, tani hetimet për këtë vjedhje, për këtë përfitim të qeveritarëve në kurriz të të përmbyturve dhe gjithë taksapaguesve shqiptarë?.Basha ndërkaq u ka bere thirrje te gjithë anëtareve dhe mbështetësve te PD te ndihmojnë me çdo mënyrë banoret e zonave te përmbytura.

Free Traffic Exchange