Nikolla - Bajrami: Në fokus universitetet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas bashkëpunimit per reformën ne arsimin parauniversitar, Ministria Shqiptare e Arsimit dhe ajo e Kosovës do te fokusohen edhe ne bashkëpunimin per rritjen e cilësisë ne arsimin e larte. Kjo është bere e ditur nga Ministrja Lindita Nikolla pas takimit me homologun kosovar Arsim Bajrami.Lindita Nikolla thekson:Ky draft është një sfidë e përbashkët që do të mundësojë mobilitetin e studentëve, cilësi më të mirë për universitetet tona publike dhe private, por në të njëjtën kohë përmes standardeve të vendosura në Shqipëri dhe Kosovë do të mundësohet anëtarësimi i institucioneve tona të arsimit të lartë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor?, tha ministrja Nikolla.Ministri kosovar vlerësoi debatin e hapur në Shqipëri dhe Kosovë për ligjin e ri të arsimit të lartë dhe vuri theksin tek autonomia e universiteteve dhe vendosja e sistemeve të përhershme të monitorimit për cilësinë e tyre.Arsim Bajrami thekson:Ne do të koordinohemi me grupet tona teknike në mënyrë që debati për perspektivën e universiteteve të jetë një debat racional që lidhet ngushtë me ambiciet tona për t?u përfshirë në zonën evropiane të arsimit të lartë si dhe të punojnë së bashku për universitete të forta dhe autonome.Duke iu referuar mbylljes se 18 Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe rikthimit te ligjshmërisë së universiteteve private e publike, Bajrami deklaroi se ky vendim pati ndikim edhe në Kosovë.

Free Traffic Exchange