Presidenti bllokon dekretimin e Ambasadorëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas vizitës ne zonat e përmbytura ne jug te vendit Presidenti i Republikës ka dale ne një konference per shtyp per këtë çështje; nje praktike e ndjekur rralle nga Bujar Nishani gjate kohës qe ka qene ne krye te shtetit. Ndryshe nga opozita e cila këmbëngul per shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme; Presidenti i Republikës është treguar i kujdesshëm per te mos u pozicionuar ne këtë debat. Por nëse kauza e përballimit te situatës se reshjeve ka vendosur ne nje front qeverinë me kreun e shtetit; kur diskutohet çështja e politikes se jashtme përplasja maxhorance-president është e dukshme. Gjate konferencës kreu i shtetit Nishani ka akuzuar Ministrinë e Jashtme se i ka fshehur ftesat qe kane ardhur për te nga homologe apo Komuniteti i Arbëresheve ne Itali duke shmangur apo anuluar çdo forum ku duhet te ishte Presidenti. Dhe mesa duket Presidenti e ka te qarte kundërpërgjigjen per qeverinë duke shpallur nje procedure te re ne lidhje me dekretimin e ambasadoreve e duke kërkuar konsultim paraprak per çdo kandidat per Ambasador. Kreu i shtetit e ka bere te qarte se per shkak te procedurës ka rrezuar kandidaturën e Visar Zhytit dhe Ravesa Lleshit. Deri me tani ambasadoret e përzgjedhur nga qeveria, pasi marrin pëlqimin nga Komisioni i Jashtëm shkojnë ne presidence per tu dekretuar. Sipas nenit 92 te Kushtetutës Presidenti bën emërimin dhe lirimin nga detyra te përfaqësuesve te Shqipërisë ne vendet e tjera me propozim te kryeministrit; i njëjti parashikim qe është edhe per kreun e shërbimit informativ shtetëror per te cilin presidenti nuk ka kërkuar konsultime paraprake.

Free Traffic Exchange