Fier, shkrumbohen ushqimet e skaduara - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane mjaftuar vetëm pak minuta që nje magazinë ushqimore në qytetin e Fierit të përfshihet nga flakët e zjarrit dhe të shkrumbohet e tëra. Magazina dyshohet se shërbente për grumbullimin e mallrave të skuadra, të cilave pasi i?u ndërrohej etiketa dhe nxirreshin përsëri në shitje. Ajo ishte sekuestruar një ditë më parë nga autoritetet, pasi u zbuluan qindra kilogramë ushqime te tilla. Por vetëm pak orë pas finalizimit të operacionit të koduar me emrin ?skadenca?, persona të panjohur duket se i kanë vënë flakën magazinës, për të zhdukur provat e bllokuara nga policia. Te enjten, sektori i krimit ekonomik ne policinë e Fierit zbuloi se në këtë magazinë mblidhej mall i skaduar. Aty bëhej fshirja e datave te vjetra dhe vendosja e etiketave te reja fallco. Më pas, ky mall transferohej në një tjetër magazinë qendrore në Fier, ku behej shitja. Policia ka arrestuar ndërkohë dy pronarët Bujar Tupi, 42 vjeç dhe Besim Tupi 40 vjeç. Por nuk dihet ende nëse ata janë të implikuar në djegien e magazinës, apo zjarri ka rënë nga shkaqe të tjera.

Free Traffic Exchange