Kosovarët, “eksod” në Europë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hungaria është vendi qe po përballet me fluksin me te madh te azilkërkuesve nga Kosova, te cilët mbërrijnë përmes kufirit me Serbinë. Ata sfidojnë çdo dite rreziqet dhe motin e ftohte për te prekur token hungareze e per te mbërritur me pas ne destinacionet te tjera ne perëndim, Austri, Gjermani, apo Zvicër. Shqetësimet ne rritje për situatën e krijuar janë adresuar nga ambasadori hungarez ne Prishtine Lorant Balla, sipas te cilit vetëm gjate janarit te këtij viti ne Hungari kane mbërritur 10 mijë kosovarë, ndërsa vitin e shkuar shifra ne total ishte 21 mijë. Ambasadori deklaroi se vendi e ka te pamundur t?i ndaloje te gjithë këta persona ne pikat kufitare, për shkak te terrenit dhe pyjeve. I gjithë kufiri prej 100 km nuk mund te kontrollohet me police, te cilët nuk mund te përdorin armët. Por pavarësisht paralajmërimeve per refuzim, qindra qytetare dynden ne stacionet e autobusëve drejt Serbisë. Ne nje prej tyre ndodhej edhe lideri i AAK-se, Ramush Haradinaj, i cili u përball me reagimin e qytetareve te zemëruar për gjendjen ekonomike ne vend. Ndonëse autoritetet kosovare nuk kane nje shifër zyrtare te numrit te te larguarve, besohet se 20 mije qytetare kane braktisur vendin gjate muajve te fundit. Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa kane zhvilluar takime me ambasadoret e vendeve europiane per te bashkëpunuar per ndaljen e këtij fenomeni.