Dhoma Amerikane e Tregtisë: Tatimet të reagojnë! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset amerikane në Shqipëri vijojnë të ankohen për rimbursimin e TVSH-së. Në një takim me drejtoren e përgjithshme të tatimeve, bordi i dhomës amerikane bëri të ditur se akoma dhe sot ka dhjetëra kompani të cilat nuk kanë arritur të marrin tatimin mbi vlerën e shtuar edhe pse kanë vite që e kanë paguar. Por kjo çështje ka ndezur debate mes kreut të tatimeve dhe bizneseve në sallë. Briseda Shehaj tha se për vitin 2014-të janë paguar të gjitha këto detyrime, përjashtim bëjnë vetëm rimbursimet e viteve të qeverisë të shkuar, kjo pasi procesi i pagesës së detyrimeve të prapambetura është ndërprere pasi po auditohet nga një firmë private. Bizneset kanë kërkuar që qeveria të shtyjë edhe hyrjen në fuqi të ligjit për TVSH-në. Sipërmarrësit u ankuan se vijojnë të parapaguajnë gjobat tatimore pa dalë më parë një vendim gjykate. Shuma e gjobës ngrin në llogarinë e tyre në formën e garancisë çka krijon probleme për likuiditetin e kompanive.