Rama: Po luftojmë me natyrën dhe me të shkuarën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama inspektoi për here te dyte nga afër zonat e prekura me rëndë nga përmbytjet ne qarkun Vlorës. Për momentin e gjithë vëmendja është përqendruar në argjinaturën e Selevecit, çarja e së cilës rrezikon pjesën perëndimore në Nartë dhe Zvërnec. Në këtë zonë gjatë gjithë mbrëmjes se te mërkurës janë hedhur inerte për forcimin e saj ndërkohë që janë hapur portat e kullimit. Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se përballemi me natyrën dhe të shkuarën pasi siç tha ai kemi trashëguar sisteme të rrënuara kanalesh. Ndërkohë drejtori i OSHEE-së Adrian Çela hodhi poshtë akuzat e opozitës për sistemin energjetik. Ndalesa e radhës e kryeministrit ishte fshati Fitore. Këtu kreu i qeverisë u ndal në një nga familjet e prekura nga përmbytjet ndërsa siguroi dëmshpërblim. Sipas bilancit te deritanishme të Ministrisë së Brendshme rreth 17 mijë hektarë tokë, ku përfshihen tokë bujqësore dhe zona të banuara kanë qenë nën ujë ndërsa mbi 600 familje janë evakuuar nga banesat e tyre për shkak të përmbytjeve.