http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fadil Zenuni nga fshati Fitore i komunës se Novoselës, është babai i katër fëmijëve dhe pas përmbytjeve, i duhet të përballet me pasojat shkatërrimtare që la pas vërshimi i Vjosës. Ai vet nuk ka pranuar të largohet nga shtëpia, duke vendosur të kujdeset për te vetmet pasuri qe ka, për token. Ndërsa fëmijët i ka sistemuar tek te afërmit. Me një plasmas ai mundohet të shpëtojë ato pak rrënjë ulliri të mbetura pas përmbytjeve. Me ullinjtë Fadili siguronte jetesën. Por sot, investimi i tij që arrin deri ne 6 milionë leke te vjetra është shkatërruar dhe ai shpreson të marrë ndihmë nga qeveria.