Kosovaret azilkërkues shqetësojnë BE-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë një grup prej 40 emigrantësh nga Mitrovica, të cilët po kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia për në Hungari. Ata janë pikasur nga një roje kufitare, që shoqërohet nga gazetarët e ?Radio Europa e Lirë?. Roja kufitare shpjegon se emigrantëve u duhet të kalojnë në këtë kanal me ujë. Ata ndërrohen dhe vazhdojnë rrugën për në kufirin hungarez, me shpresën se do të gjejnë një jetë më të mirë. Transporti i emigranteve, drejt Hungarisë, ku hyjnë të paktën 500 emigrantë në ditë është një rrjet shumë i organizuar trafiku. Ky grup emigrantësh është nisur me autobus nga Prishtina. Ata udhëtojnë përmes Beogradit me destinacion final Suboticën. Ky qytet kufitar është 20 kilometra larg Hungarisë. Sikurse tregojnë këta emigrantë, pas ndalesës në qendër të Suboticës, aty i presin disa taksi, ose siç i quan policia hungarezë ?shëtitësit?. Pasi marrin pasagjerët, ata i dërgojnë pa i pyetur në një piceri. Secili prej tyre paguan 200 euro për të marrë informacione se si duhet të udhëtojnë drejt Hungarisë. Ky rrjet trafiku dhe fluksi ne rritje i shtetasve kosovare per te kërkuar azil ne vendet perëndimore ka shqetësuar Bashkimin Europian. Zyra e BE-se në Kosovë paralajmëron se nëse numri i kërkesave per strehim ne këto vende rritet, situata do te ndikoje ne dialogun mes Kosovës dhe Brukselit per liberalizimin e vizave. Por pavarësisht paralajmërimeve per refuzim, qindra qytetare dynden ne stacionet e autobusëve drejt Serbisë. Vetëm gjate muajit te pare te vitit, janë paraqitur kërkesa nga mbi 1 mije kosovare, shifër qe kalon edhe kërkesat qe mbërrijnë nga nje vend ne lufte, si Siria.

Free Traffic Exchange