Tabak: AKEP të vendosë më shumë rregull në treg - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Z. Tabak si e cilësoni vitin 2014, a ishte ai një vit i suksesshëm për ALBtelecom dhe Eagle Mobile? Dhe si do ta vlerësonit këtë vit, cilat janë planet?Viti 2014 qe një vit shumë i suksesshëm si në rritjen e bazës së abonentëve mobile, ashtu edhe ne lançimin e IPTV, i cili është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku. Kërkesat kanë qenë të shumta dhe i kanë tejkaluar pritshmërinë tona. Gjithashtu edhe investimet, të cilat kanë mundësuar penetrim më të gjerë të shërbimeve, nuk kanë qenë të pakta vitin që lamë pas. Edhe për 2015-tën kemi pritshmëri mjaft të larta për shërbimet tona veçanërisht për rritjen e numrit të abonentëve tanë të telefonisë mobile. Sigurisht që kemi projekte të reja per vitin 2015 të cilat më duhet t?i ruaj me konfidencialitet, por mund të them se do të kemi surpriza të mëdha për publikun shqiptar, të cilat jam i bindur do t?i mirëpresë.Në kuadër të IP-TV çfarë mund të na thoni për bashkëpunimin tuaj me Tring? Si po ecën ky bashkëpunim?Tring ka qenë kompania e parë me të cilën kemi bashkëpunuar për shërbimin e IPTV. Ky bashkëpunim që na ka ofruar shumë lehtësi, na ka mundësuar një lançim shumë të natyrshëm të këtij shërbimi dhe me konsulta e mbështetje të vazhdueshme. Mund të them që bashkëpunimi është shumë i mirë.Z. Tabak si do ta përkufizonit ju tregun e telekomunikacionit në Shqipëri? A është ky treg disfavorizues për të zhvilluar më tej investimet në këtë sektor?Tregu i telekomunikacionit në Shqipëri është jashtëzakonisht konkurrues. Mund të them se vetëm tregu i telekomunikacionit ka një konkurrencë të madhe. Problemi i tregut të telekomunikacionit është rregullatori. Kuadri rregullator në Shqipëri fatkeqësisht është mjaft i kundërt me direktivat e vendeve Evropiane. Ekziston një vendim në lidhje me diskriminimin e brendshëm për çmimet, por për fat të keq ky vendim i AKEP-it është ende në pritje. Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj pse. Për fat të keq homologët e mi në operatorët e tjerë po përpiqen ta mbajnë dhe pengojnë atë, dhe unë nuk e kuptoj shkakun pse ata janë të frikësuar. Kjo që po ndodh është plotësisht kundër të mirës së abonentëve shqiptarë. Ky është një hap që duhet hedhur sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne po e presim këtë rregullore për gati tre vjet. Me sa di unë, është pretenduar se kjo rregullore do të rrisë çmimet e shitjes me pakicë, por çështje nuk ka të bëjë aspak me çmimet. Nuk do të ketë asnjë rritje çmimesh, përkundrazi, kjo do të përmirësojë çmimet e shitjes me pakicë. Kjo mendoj se është arsyeja pse drejtuesit e dy kompanive të tjera janë kundër kësaj. Unë nuk e kuptoj aspak këtë, nuk e kuptoj edhe shkakun pse është bllokuar edhe nga qeverisë.Së fundmi z. Tabak, ka disa zëra që janë shprehur kryesisht në mediat online që kompania ALBtelecom dhe Eagle Mobile është në proces shitjeje. A i mohoni apo I konfirmoni këto zëra?Absolutisht nuk ka diçka të tillë. Janë thashetheme tërësisht të pabaza. U...