http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka nisur verifikimet për automjetin të cilin drejtonte këngëtari 27-vjeçar Arkimed Lusha ose i njohur me emrin e artit Stresi. Burime pranë uniformave blu thanë se këngëtari u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin me targa AA 866 F0, i cili rezulton se nuk është në emër të tij. Sipas policisë këngëtari lëvizte pa leje drejtimi me automjetin e një tjetër shtetasi të identifikuar nga Bulqiza ndërkohë që nuk iu bind as urdhrit të policisë rrugore në postbllok. Për këtë oficerët e policisë kanë dërguar në prokurori materialet për sekuestrim të mjetit , vendim të cilin pritet ta marrë gjykata. Nga ana tjetër hetuesit dyshojnë se këngëtari ndodhet në Zvicër ndërsa rrezikon mbi 5 vjet burg për akuzat e mosbindjes ndaj urdhrit të policisë drejtim mjeti pa patentë si dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit. Edhe pse nuk ka te dhëna mbi kalimin e kufirit hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë dalë normalisht pasi ende nuk kishin përfunduar procedurat e shpalljes së tij ne kërkim. Këngëtari arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit numër 3 vetëm pak kohë pasi ishte shoqëruar nga efektivë të policisë rrugore. Për arratisjen e 27-vjeçarit u arrestuan tre punonjës të policisë rrugore si dhe u pezulluan 9 të tjerë.