Fiks Fare, 3 Shkurt 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-11-28 4

Permytjet e diteve te Fundit

Shirat e diteve te fundit kane permbytur shume fshatra te rretheve Fier dhe Vlore. Me kameran tone kemi shkuar ne nje nga fshatrat e rrethit te Fierit te goditur me shume nga reshjet e shiut. Ai eshte fshati Ferras i cili eshte permbytur nga dalja e ujit te lumit Vjose qe kalon aty duke shkaktuar deme te madha si ne shtepitë e banorëve ashtu edhe ne gjene e gjalle.
Plane të përmbytjes në Bishan te rrethit te Fierit, varret e fshatit te permbytura.
Shkojmë në Ferras Shkojmë në shtëpinë e një banori i cili na shoqeroi tek shtepia e tij per te na treguar demet qe ka pesuar. Plane te stallës së tij, bageti te ngordhur si dele dhe qingja. Lope te plagosur per shkak te tentatives per tju shpetuar permbytjes. Këta banorë kërkojnë ushqim për bagëtitë e tyre pasi gjithcka ua mori lumi
Shkojmë në veri në Skuraj të Milotit Dy muaj pasi u shemb ura e fshatit Skuraj ne Komunen e Milotit e cila ishte e vetmja menyre komunikimi e kesaje zone dhe ku si pasoje e shembjes se saje humbi jeten nje i ri 22 vjecare, ne shkojme serishte per te pare se cfare masash jane mare qofte nga pushteti vendore apo nga ai qendror.
Situata eshte njesoj si dy muaj me pare. Banoret vazhdojne te ndihen ne veshtiresi te medha pasi nuk kane si te kalojne lumin
Plane te ures se prishur para dy muajsh si pasoje e vershimit te lumit mbi te cilin ajo ishte ndertuar. Nga reshjet e diteve te fundit niveli i lumit ishte rritur serish dhe pervec mjeteve te medhaja nuk kalohet ne lumë. Njerezit te cilet jane mbledhur ne njerin nga anet e lumit jane bllokuar aty dhe nuk mund te kalojne dot lumin dhe presin me shprese qe te kaloje ndonje mjet i madh dhe i rende qe te hipin mbi te dhe te kalojne lumin. Neraste te kundert ata do te kthehen mbrapsht andej nga kan ardhur.
Interviste me banoret te cilet shprehen te zhgenjyer dhe te rrevoltuar pasi u be shume kohe qe ka ndodhur shembja e ures dhe nuk jane mare masa ata kerkojne ndihme
Interviste Behar Haxhiu Kryetar i Komunes Milot i cili thote qe kjo nuk eshte nje ceshtje qe duhet te lidhet me politiken dhe duhet te veprohet sa me shpejte te jete e mundur. Nga ana e Komunes jane bere te gjitha procedurat dhe i jane derguar Drejtorise se Emergjencave Civile ne Tirane. Nuk kemi mare pergjigje deri tani por bejme apel te nderhyet pasi na duhet edhe tani dhe jo vetem per vitin tjeter.

Free Traffic Exchange