Fiks Fare, 2 Shkurt 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

2015-11-28 1

Fshati Menkulas i rrethit te Devollit

Fshati Menkulas i rrethit te Devollit, ku ka lindur dhe shkrimtari yne i madh Driterio Agolli jetojne rreth 1000 banore te cilet kryesisht merren me bujqesi. Kjo zonë është e përmendur për prodhimin e qepëve dhe te mollëve. Ne Menkulas ka disa ditë që ka nisur dhe ?aksioni i hedhjes se qepëve ne lumin Devoll? se nuk u shiten. Qepët tashme nuk i shesin me kile por me meter kub. Kaq shumë prodhim kanë.
Banoret ankohen se shteti nuk i ndihmon qe te shesin produketet e tyre.
Ne kete fshat ekziston dhe Qëndra Kulturore e cila është nje dhome me disa tavolina ku burrat pleq luajnë domino. Kushtet janë mjerane. Krenarie e këtij fshat është shkrimtari Dritëro Agolli për të cilin kanë nisur pa shumë vitesh të ndërtojnë një banesë për atë bërë Muze për shkrimtarin. Paratë janë marre dhe ky muze nuk është përfunduar. Në një magazinë gjetëm piktura të portretit që një i ri me emrin Dritëro kishte bërë për shkrimtarin por që nuk ka ku t?i vendos. Banoret ankohen se qepet nuk shiten dhe i hedhin ne lume po ashtu edhe mollet po kalben se mollet po hyne nga Maqedonia