http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamja që të ofrohet në një nga shtëpitë e shumta në fshatin Ferras te qarkut e Fierit është e mjerueshme, për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Vjosa. Ne këto ditë të ftohta dimri banoreve u duhet të përballen edhe me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Aranit Droda, Prej katër ditësh përpiqet të largojë baltën dhe ujërat e zeza nga banesa e tij. Për te nuk është e thjeshtë të kujtojnë edhe një herë orët e tmerrit që kaluan nën pushtetin e ujit. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe familja e Fitim Myrtajt. Pamja është thuajse e njëjte ne te gjitha banesat e përmbytura. Ujë, baltë dhe përpjekje për të pastruar llumin me shpresën se në derë do të trokas shteti dhe përfaqësuesit e tij.