Situata në kaskadën e Drinit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zonat në veri të vendit nuk rrezikojnë përmbytje, ndërsa situata në kaskadën e Drinit është në kontroll. Edhe pse niveli në hidrocentrale po u afrohet kuotave maksimale, KESH ka marrë përsipër të punojë me kapacitet të plotë dhe të eksportojë energjinë elektrike jashtë vendit duke mos u detyruar të bëjë hapje të portave. Në një intervistë për Vizion Plus, zv/ministri i energjisë Ilir Bejtja thotë se nuk do të ketë asnjë rrezik shkarkimesh në HEC-e, kjo pasi reshjet në këto zona po bien në formën e borës. Nga ana tjetër Ministria e Energjisë dhe OSHEE ka marrë masa për furnizimin me energji elektrike edhe në zonat problematike në jug të vendit. Ilir bejtja sqaron se ndërprerje ka patur vetëm në nënstacionet të cilat janë përmbytur, ndërkohë që të gjitha hidrovoret po furnizohen me energji. Korporata elektro energjetike ka nisur eksportin e energjisë që prej ditës së djeshme. Ende nuk është marrë vendim se deri në cilën datë, por këto të ardhura të paktën priten të përmirësojnë disi situatën financiare të kesh, e cila ka një sasi të konsiderueshme detyrimesh nga tregtarëve të hidrocentraleve privatë.

Free Traffic Exchange