http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej tre ditësh tuneli i Kërrabës vazhdon të jetë i bllokuar dhe askush nuk e di se kur rruga do të bëhet sërish e kalueshme. Ndërsa udhëtojmë drejt aksit të rrugës Tiranë - Elbasan ndeshim makina të shumta të cilat kanë gjetur një rrugëzgjidhje për të fituar kohë. Pasagjerët zbresin në fillim të tunelit, dhe pasi bëjnë 1 kilometër në këmbë detyrohen të marrin furgonët të cilët i presin në krahun tjetër të rrugës. Nje 73 vjeçare, banore e fshatit Ibë, i cili ndodhet në fillim të tunelit të Elbasanit na tregon se ka të vështirë të udhëtojë në këmbë, por askush nuk i ka ofruar një zgjidhje.Sforcimin për të udhëtuar në këmbë në mes të shiut nuk e bëjnë vetëm banorët e Ibës, por edhe dhjetëra udhëtarë që vijnë nga zonat juglindore. Ata akuzojnë firmën se nuk di të menaxhojë situatën, pasi rruga nuk ka asnjë problem në kalim. Por drejtori i Autoritetit Rrugor, gjatë një inspektimi që bëri në këtë zonë thotë se rrëshqitja e dheut për shkak të shirave ve në rrezik jetën udhëtarëve. për këtë arsye rruga do të qëndrojë e bllokuar deri në gjetjen e një zgjidhjeje.Tuneli i Kërrabës u inaugurua në 16 qershor të vitit 2013-të, por disa muaj pas hapjes së tij, nisën problemet e para. rruga është mbyllur disa herë pasi kërkohen të bëhen punime të tjera. Autoriteti rrugor ka kontraktuar një firmë për të gjetur shkakun e rrëshqitjes së dherave, dhe pas marrjes së raportit final do të merret vendimi se ku do të ndërhyhet. Dhjetëra familje të tjera të këtij fshati vazhdojnë jetojnë me qera, pasi e kanë të pamundur të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.