OSHEE shpall gjendje emergjence - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moti i keq qe ka përfshire vendin ka detyruar edhe kompaninë e Shpërndarjes se Energjisë qe te kaloje ne gjendje emergjence. Për këtë arsye janë ngritur Shtabet e Emergjencës me qendër ne qytetin e Fierit, Gjirokastrës si dhe Beratit. Duke j?u referuar te dhënave situata mbetet problematike pasi demet nga era si dhe përmbytje e disa nënstacioneve ka lëne pa energji disa zona te Shqipërisë. Zona me problematike duket se është ne verilindje. Te dhënat nga terreni flasin se qarkun e Kukësit me shume se 5 komuna janë tërësisht pa energjie. ndërsa dhjetëra fshatra te tjerë furnizohen me ndërprerje. Gjatë ditës së hene nga reshjet e dëborës, janë të izoluara vetëm 2 komuna, , ndërkohë që ka problem në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë komunale. Ndërkohë furnizimi me energji elektrike mbete problematik edhe ne jug ku kabina dhe kabllo elektrike jane dëmtuar dhe përmbytur nga uji dhe se rikthimi i energjisë për banoret mbetet me rrezik jete.

Free Traffic Exchange