http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosovës jo vetëm që nuk pranon shkarkimin e ministrit Jabllanoviç, por mban një qëndrim të ashpër ndaj protestës së radhës së vetëvendosjes, ditën e mërkurë. Duke folur në komisionin për punë të brendshme dhe siguri, ministri Skënder Hyseni ka deklaruar se policia nuk pranon ultimatume nga protestuesit. ?Protesta me ultimatume nuk ka në asnjë vend demokratik në botë?, ka thënë Hyseni. Në deklaratën e tij ministri ka lënë të kuptohet se forcat e rendit nuk do të tolerojnë përshkallëzimin e në dhunë të protestës së paralajmëruar më 4 shkurt. Në këtë analize ministri Hyseni nuk ka folur për atë që opozita pretendoi lidhur me tejkalimin e autorizimeve nga ana e policisë. Tubimet në Kosovë janë mbajtur pasi qeveria refuzoi të plotësonte kushtet e qytetarëve për të shkarkuar ministrin Jabllanovic dhe për të ndryshuar statusin e Trepçës. Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka thënë se demonstratat nuk do të ndalen pa u plotësuar këto kushte.