http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata në jug të vendit sa vjen e përkeqësohet nga ora në orë, për shkak të reshjeve qe vijojnë pandërprerë prej dy ditësh. Shiu qe ka rënë kryesisht gjatë natës ka rritur edhe me tej nivelin e ujit në lumin Vjosa. Ai ka dalë nga shtati, duke përmbytur gjithë zonën e Novoselës. Në të dyja anët e autostradës Levan-Vlorë niveli i ujit arrin deri ne 25 cm lartësi. Por rruga është e kalueshme. Qindra familje ne Novoselë kanë braktisur banesat. Drejtues vendorë e pjesëtarë të emergjencës civile po merren me evakuimet dhe shpëtimin e personave më ne rrezik ne disa fshatra. Edhe ne Fier situata është e rënduar. Nga Memaliaj e deri ne Levan, Vjosa ka përmbytur mijëra hektarë tokë. 75 familje janë evakuuar, pasi e kanë të pamundur të qëndrojnë ne shtëpi. Drejtuesit vendorë thonë se 300 banesa janë nën ujë