“Vetëvendosje” akuzon qeverinë: Po dhunon qytetarët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja ?Vetëvendosje? akuzon serish policinë se po ushtron dhune ndaj qytetareve edhe pas protestës se 27 janarit. Ne një konference përpara mediave përfaqësues te saj denoncuan ate qe e cilësojnë skenar te policisë, për te penguar zhvillimin e protestës se paralajmëruar për ditën e mërkurë. Vetëvendosje thekson se sipas informacioneve qe disponon, dhjetëra personave u janë bastisur shtëpitë dhe janë arrestuar duke ushtruar dhunë gjate arrestimit apo në stacione policore, por asnjë polic nuk po hetohet per sjelljet brutale. Nënkryetari Visar Ymeri tha se qeveria është ne panik dhe Mustafa e Thaçi janë të frikësuar të përballen me Jabllanoviç dhe Serbinë e të ndërmarrin veprime sovranizuese për shtetin e Kosovës. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ne një reagim te tij ne Facebook ndonëse nuk përmendi direkt ministrin Jabllanoviç, tha se është e nevojshme qe çdo problem i Kosovës te zgjidhet përmes mirëkuptimit. ?Zgjidhjet nuk mund t?i gjejmë përmes ultimatumeve dhe kushtëzimeve por me përkushtimin tonë që të ballafaqohemi me sfidat më të mëdha të këtij vendi. Një ndër sfidat më të rëndësishme është të krijojmë ura bashkëpunimi me të gjitha komunitetet për të ushtruar sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për të bërë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, kreu i partisë opozitare Nisma, Fatmir Limaj i beri serish thirrje kryeministrit ta shkarkoje ministrin Jabllanovic.

Free Traffic Exchange