Lirohen kushërinjtë Hoxhallari - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Rënda liroi të afërmit Amarildo dhe Aurel Hoxhallari të dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit ndodhur më 5 janar në Rrugën e Kavajës. Në seancën me dyer të mbyllura kushërinjtë mësohet të kenë deklaruar se nuk janë arrestuar, por kanë shkuar vetë në polici ndërkohë që uniformat blu duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjetur autorët e vërtetë të krimit. Të afërmit u arrestuan më 10 janar ndërsa Gjykata vendosi për ta masën e sigurisë 20 ditë ?arrest me burg? për t?i dhënë kohë prokurorisë për në gjetjen e materialeve shtesë për akuzën. Nga shkëmbimi i zjarrit në atentatin ndaj Pajtim Serjanit, gjeti vdekjen shtetasi Arjanit Sterjo, i dyshuar si vrasës me pagesë, ndërsa vetë Serjani dhe polici Roland Meta u plagosën. Gjithashtu, gjykata vendosi kufizim lëvizjesh në një afat të papërcaktuar për dy kushërinjtë Hoxhallari.