http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e dyte te vizitës se tij ne juglindje, kryeministri Edi Rama është ndalur ne investimin qe po kryhet ne këtë rajon, e kryesisht ne energjetike. Nënstacioni elektrik i Zemblakut është pajisur me një transformator te ri, faza e parë e një investimi që do të arrijë në 49 milionë euro. Ai do të ndikojë ne përmirësimin e furnizimit me energji ne Korçe, Pogradec, Ersekë dhe Librazhd. Me herët, Kryeministri Rama dhe Ministri i Mirëqenies Erjon Veliaj ishin ne qendrën e re te hapur per komuniteti rom. Sipas Rames, shembulli i bashkisë se për trajtimin me dinjitet te këtyre shtresave është nje mesazh për te gjithë institucionet e tjetra. Kryeministri Rama është shoqëruar edhe nga anëtarë te kabinetit qeveritar. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inauguruar zyrën e shërbimit unik për qytetaret ne Korçe. Sipas ministrit Tahiri, vetëm gjatë vitit 2014, aksesi i qytetarëve te Policia e Shtetit është dyfishuar. Nëse ne 2013 ishin rreth 2 mijë qytetarë që njoftonin policinë për problemet e tyre, gjatë vitit 2014 janë mbi 5 mijë fakt ky i cili tregon per besim e qytetarëve te policia e shtetit.